Lajme

Serbët nga Novi Pazari i shkruajnë Seseljit: Nuk kemi nevoj për përkrahjen tuaj

Veprimi i përbashkët i kryetarit dhe deputetëve të radikalëve dhe i Partisë së Drejtësisë, Vojoslav Seselj dhe Muamer Zukorlic kundër nënkryetarit të Qeverisë së Serbisë e liderit të socialdemokratëve Rasim Ljajic ka pasur jehonë në komunitetin serb në Novi Pazar, transmeton Gazeta Metro.

Për këtë mbi njëmijë serbë nga ky qytet ka nënshkruar një letër të hapur drejtuar Seseljit, transmeton “Danas”.

Në letër thuhet se qytetarët e Serbisë e të Novi Pazarit, për nga kombësia janë serbë, ndërsa për nga edukata njerëz, dhe liderin e radikalëve e porosisin se nuk duan “ti luftojnë luftat e tij”. Nënshkruesit kërkojnë që më të mos i mbrojë “duke i sulmuar fqinjtë atnë, njerëzit me të cilët jetojmë e punojmë. Novi Pazari është qytet i vogël dhe këtu të gjithë njihemi” dhe se e ka zgjedhur njeriun e gabuar prej kujt do t’i mbronte.

“Gjithçka që bëni, shkakton shqetësim të madh në komunitetin serb në Novi Pazar. kështu i keni mbrojtur serbët në Kroaci, në BeH, në Kosovë. E dimë mirë se si sot jetojnë ata njerëz, kështu që, me plot të drejtë, jemi të shqetësuar kur dëgjojmë se keni filluar të na mbroni”, thuhet në letër dhe vlerësohet se nga Ses;ji e politika e tij kanë pasur mjaft dëme gjatë të nëntëdhjetave dhe nuk dëshirojnë të kthehet ajo kohë, sepse “nuk duam që të jetojmë në geto, t’i luftojmë luftat tuaja, nuk daum të jemë objekt i hesapeve tuaja” dhe me sulme të këtilla “nxisni ndasi etnike, e kjo politike që qytetin tonë ka pësuar debakël”.

Serbët nga ky qytet kërkojnë nga Vojislav Seselji që të pushojë së mbrojtur, sepse kjo nuk ju duhet dhe askush prej kësaj nuk do të ketë dobi dhe të mos përhapë urrejtje në emër të tyre. Lidhur me akuzat e kryetarit të PRS në llogari të Ljajicit në mediet lokale elektrinike e në portale, por edhe në rrjetet shoqërore po zhvillohet debat i gjatë, përplot akuza e etiketime.