Nesër hapja solemne e bibliotekës “Mehmet Jusufi” në B.L Raincë
Bashkësia Lokale Rainc tashmë po bëhet me bibliotekë të nivelit të lartë.
Njoftohen të gjithë dashamirët e fjalës së shkruar që të martën nga ora 12-të, zyrtarisht do të bëhet hapja e nëndegës në fshatin Raincë.
Me këtë rastë përfaqësuesit e bibliotekës “Mehmet Jusufi” kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Preshevës që të marrin pjesë në këtë ngjarje historike. Ftesa adresohet për të gjithë lexuesit, studentët, nxënësit e sidomos banorët e fshatit Raincë.