Lajme

Specialja fton edhe një ish-ushtar të UÇK-së

Ftesat e Gjykatës Speciale ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdojnë.

E fundit që raportohet të ketë arritur është ajo ndaj Besim Bajramit, ish-ushtar i UÇK-së, që vjen nga fshati Drenoc i Komunës së Rahovecit, raporton Koha.net.

Lajmin e ka konfirmuar Dega e OVL e UÇK-së në këtë Komunë.

“Vazhdojnë ftesat nga Gjykata Speciale e Hagës. I ftuari i radhës është ish ushtari i UÇK-së Besim Bajrami nga fshati Drenoc i Rahovecit”, ka thënë OVL e UÇK-së në Rahovec.

Bajrami për Koha.net ka konfirmuar se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit. Derisa do të paraqitet në fund të tetorit.