Lajme

Salihu: Nuk ka koalicion PVD-PDSH-LR-PDSH, nuk i frikohem presioneve

Në komunën e Preshevës së  fundmi kanë qarkulluar zëra se koalicioni qeverisës është në rrezik duke aluduar se partneri kryesorë shqiptar LR-PDSH i ka zbehur raportet me udhëheqjen komunale.

Titulli.com ka kontaktuar Sami Salihun dhe Armend Aliun  lidhur me gjendjen politike të bashkëpunimit mes tyre.

Sami Salihu i kontaktuar nga Titulli.com tha se  cila është e vërteta rreth asaj se po punohet në krijimin e një koalicioni të ri nga PVD, PDSH dhe LR-PDSH, ai i përgjigj se nuk është e vërtetë.

Ndërsa për presionet që flitet ti kenë bërë paritë opozitare Sami Salihu në punimet e kuvendit komunal ai tha duke qeshur se unë jam me “Vetëvendosjen”.

Redaksia jonë kontaktoi edhe përfaqësuesin e APN-së, Armend Aliun i cili është edhe zëvendëskryetar i komunës së Preshevës nuk deshi të komentoj këto muhabete rreth prishjes së koalicionit.

Jo zyrtarisht mësohet se presionet e fundit nga këshilltarët opozitarë që po i bëhen kryetarit të kuvendit komunal në Preshevë, Salihu në punimet  e seancës me qëllim të largimit të tij nga bashkëqeverisja me Alternativën për Ndryshim dhe formimi i koalicionit të ri PVD-PDSH dhe LR-PDSH.