Lajme

117 mijë serbë të Kosovës kanë të drejtë vote të dielën e 6 tetorit

Dushan Radakoviq, nga Demokracia në Veprim, ka thënë se në veri të Kosovës do të hapen 86 vendvotime, 27 në veri të Mitrovicës, 15 në Zubin Potok, 13 në Zveçan dhe 31 në Leposaviq. Presidenti serb frikëson serbët: “Nëse nuk fiton Lista Serbe do të na i heqin pagat në shkolla e spitale”, shkruan Gazeta “Zëri”.

Mitrovicë. Rreth 117 mijë votues serbë në Kosovë, të cilët kanë të drejtën e votës më 6 tetor, kanë marrë urdhër nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të votojnë për kandidatët e Listës Serbe.

Ai u ka thënë medieve në Beograd se nëse nuk fiton Lista Serbe, atëherë do të na i heqin pagat në shkolla e spitale.