Lajme

Ziadin Sela e mbështet hapur Albin Kurtin, shikojeni çfarë shkruan

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela ka përkrahur hapur kandidatin për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.

Sela përmes profilit të tij zyrtar në Facebook ka bërë thirrje që të votohet Albin Kurti në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Ne shqiptarët kemi nevojë për ndryshim. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut gati 18 vite jetojnë në monizëm, të pashpresë, me shkolla që zbrazen çdo ditë, me të rinjë që marin rrugën e mërgimit.
Shqiptarët në Kosovë në zgjedhjet e 6 Tetorit janë përpara mundësisë për të sjellë ndryshimin, për ta bërë Kosovën më të lirë, më demokratike më të drejtë, më normale”, ka shkruar Sela.

Ai ka thënë se Albin Kurti mund t’i ofrojë ndryshimin që i nevojitet Kosovës.

“Unë s’kam dilemë se Albin Kurti dhe Vetvendosje, mund ti ofrojnë Kosovës (dhe jo vetëm) shumë më shumë nga çka kam shkruar më sipër, por kjo nuk është në dorën e Albinit tanimë. Është në dorën tuaj ta përkrahni atë më 6 Tetor”, ka shkruar Sela në Facebook.