Bota

Vazhdojnë protestat në Hong Kong, shëmtohet flamuri komunist kinez

Protestuesit e Hong Kongut e kanë shëmtuar një flamur kinez dhe e kanë dëmtuar një qendër tregtare gjatë fundjavës së gjashtëmbëdhjetë me radhë të protestave anti-qeveritare.

Protestuesit u përpoqën t’i thyejnë xhamat dhe t’i shkatërrojnë shkallët elektrike, ndërsa policia u detyrua të hedhë gaz lotsjellës ndaj personave i gjuanin objektet me tulla.

Disa orë më parë, policia e Hong Kongut e parandaloi edhe një tollovi tjetër në sistemin e metros së aeroportit.

Protestat në rajonin kinez kanë filluar disa muaj më parë për shkak të një projektligji për ekstradimin e qytetarëve në Kinë.

Kryengritjet filluan në mënyrë paqësore, por me kalimin e kohës u bënë të dhunshme, sidomos pas përdorimit të forcës nga ana e forcave policore, të cilat kanë arrestuar qindra protestues.

Këto protesta janë bërë sfida më e madhe politike për autoritetet kineze që nga marrja e kontrollit nga Britania e Madhe në vitin 1997.

Qeveria e Hong Kongut tashmë e ka tërhequr projektligjin për ekstradim, por protestuesit e kanë zgjeruar listën e kërkesave, përfshirë dorëheqjen e kryetares së qytetit. Ata madje kanë kërkuar ndihmë dhe ndërhyrje edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, shkruan “BBC’.