Biblioteka e qytetit të Preshevës “Mehmet Jusufi” shënon ditën e saj
Biblioteka e qytetit të Preshevës “Mehmet Jusufi” sot me një aktivitet të rastit ka shënuar ditën e saj. Në ceremoninë e rastit në të cilën morën pjesë institucione nga komuna e Preshevës si dhe krijues letrar.
Evenimenti u mbajt në amfiteatrin e Shtëpisë së Kulturës me fillim nga ora 12:00.
Musafir special ishte shkrimtarja Albina Idrizi nga Gjilani, e cila bëri edhe promovimin e librit “Përsëri Mars”.
Pjesë e këtij aktiviteti do të jetë edhe ekspozita e skulptorit vendas që jeton dhe vepron në Itali Hevzi NUHIU. Gjithashtu musafirë special do të jetë prof.dr. Hivzi Muharremi, Kritik dhe teoreticient i artit.Shpërndaje