Trump vendos sanksione të reja dhe “domethënëse” ndaj Iranit
Presidenti amerikan Donald Trump, përmes një statusi në Twitter, ka zbuluar se sanksione të reja do të vendosen nga administrata e tij ndaj Iranit.
Rritja e sanksioneve cilësohen nga presidenti amerikan si “domethënëse”, por nuk është specifikuar ende kur këto sanksione do të fillojnë, dhe në çfarë sektorësh strategjikë.
Vendimi i presidentit amerikan lidhet në mënyrë direkte me akuzat ndaj regjimit të Teheranit për sulmet ndaj depozitave të naftës në Arabinë Saudite.
Vendimi i administratës amerikane pritet të tensionojë akoma më shumë situatën mes dy vendeve, në prag të vizitës së planifikuar të liderit iranian Rouhani në SHBA për Konferencën e Përgjithshme të OKB-së.