Lajme

Djuric reagon i zemëruar pas deklaratës së Thaçit për bashkimin e Mitrovicës

Serbët deklaratën e Thaçit për bashkimin e Mitrovicës po e konsiderojnë si “shfarosje e interesave serbe në Kosovë”.

Deklarata e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se procesi i unifikimit të Mitrovicës veriore dhe jugore është i pandalshëm, po vlerësohet si kërcënim nga Marko Djuric, i ashtëquajturi Shef i Zyrës në Qeverinë e Serbisë për Kosovën.

Djuric ju drejtua autoriteteve në Prishtinë, të mos kërcënojnë aneksimin e Mitrovicës veriore dhe të mos rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë dhe në të gjithë rajonin.