Të fundit

Vuçiq i quan sinajle të këqija deklarata e Haradinajt për taksën, paralajmëron takim me Merkelin

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se janë për keqardhje deklarime e kryeministrit Ramush Haradinaj se Qeveria e Kosovës nuk do ta heq taksën prej 100 për qind për ndaj produkteve serbe.

Ai ka thënë se deklarimet e tilla nuk janë një sinjal i keq vetëm për Serbinë, por për të gjithë rajonin.

Këto deklarime Vuçiq i ka bërë nga Davosi, ku po merr pjesë në Forumin Botëror Ekonomik.

Ndërkohë gjatë ditës së nesërme ai ka paralajmëruar edhe një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel, të cilës me shumë gjasë do t’i kërkojë që të bëjë presion ndaj Prishtinës për heqjen e taksës.

Haradinaj për çështjen e taksës sot është takuar në Kosovë me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Edhe pas këtij takimi Qeveria mbetet e përkushtuar për të mos e hequr taksën derisa Serbia nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Këtë në FRONTAL të T7 e ka konfirmuar edhe këshilltari i Haradinajt, Halill Matoshi, i cili ka thënë se taksa mund të zgjas edhe një shekull nëse i leverdis Serbisë të mos e njoh pavarësinë e Kosovës.