Presione në veri për ta votuar subjektin që mbështetet nga Beogradi zyrtar
Përpjekja për t’i dhënë fund monopolit të Listës Serbe ka hasur në rezistencë të Beogradit, veçmas në komunat veriore të cilat popullohen me shumicë serbe.
Tri parti politike janë bashkuar rreth një koalicioni për ta sfiduar Listën Serbe – Partia e Pavarur Liberale, Partia e Serbëve të Kosovës dhe koalicioni i Partive Progresive Demokratike, Partia e Re në Kosovë dhe dy iniciativa qytetare të kandidatëve të pavarur me emrin “Sloboda” (“Liria”).
Por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka quajtur këto parti si “përfaqësuese shqiptare të serbëve”. Partia e Vuçiqit konsideron se përfaqësues i vetëm i serbëve në Kosovë është Lista Serbe.
Analisti dhe gazetari nga veriu i Mitrovicës, Branislav Krstiq, ka thënë se presionet në veri tashmë kanë filluar.