Medvegjë/ shumë shqiptarë nuk po e gjejnë vetën në listat
Në komunën e Medvegjës sot po mbahen zgjedhjet e rregullta lokale, ku të drejt vote kanë gjithsej 6.602 qytetarë në 28 vendvotime. Sipas burimeve të Presheva.com nga Medvegja deri në oranë 12:30h nuk ka patur ndonjë parregullsi, por shqetësues mbetet fakti shlyerja e qytetarëve shqiptarë nga lista e votimit.
Deri në momentet e publikimit të shkrimit thuhet se vetëm një autobus ka arritur nga Kosova për të votuar, ndonëse pritet që të vijnë edhe autobusë tjerë.
“Problem kryesorë është se ka patur raste kur ata që kanë ardhur nga Kosova për të votuar nuk kanë mundur ta gjejnë vetën në listat e votimit, sikurse edhe raste kur i kanë thënë se nëse votoni do të ju pasivizojmë adresën e venbanimit” kështu kanë thënë burimet nga Medvegja.
Kuvendi komunal në Medvegjë ka gjithsej 25 këshilltarë, për të cilët garojnë 6 lista zgjedhore, 4 serbe dhe dy shqiptare.