Kryetari Arifi dje bëri homazhe tek Dëshmori i Kombit Ibrahim Fejzullahu
Gjatë ditës së djeshme kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ka bërë homazhe në fshatin Gosponicë duke nderuar e Dëshmorin Kombit Ibrahim Fejzullahu.
Kryetari Arifi këtë nderim e ka shpërndarë përmes një statusi në profilin e tik zyrtarë në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë i Shqiprim Arifit :
Sot bëra homazhe në fshatin Gosponicë, në nderim të Martirit dhe Dëshmorit të Kombit Ibrahim Fejzullahu.
Daja Ibrahim ishte simbol i sakrificës dhe krenarisë kombëtare i cili ka rënë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë. Brigada 113-të e UÇPMB-së pas rënies së tij heroike më 29 maj 1999 ka mbajtur me krenari emrin e tij: “Ibrahim Fejzullahu”, ndërkaq me urdhërin shtetëror “Hero i Kosovës” është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës.
Sot dhe përgjithmonë përkujtojmë me krenari dëshmorin Ibrahim Fejzullahun dajën tim të dashur!