Papa Françesku bllokohet në ashensor për 25 minuta, e nxjerrin zjarrfikësit
Papa Françesku kaloi momente të vështira këtë të dielë, pasi ngexi në një ashensor në Vatikan, gjë që ka detyruar zjarrfikëset të ndërhyjnë.
E gjitha ka ndodhur teksa ai ka qenë duke shkuar drejt vendit ku mban meshën e përjavshme në Sheshin Shën Pjetër.
Papa kaloi 25 minuta i bllokuar në ashensor, gjë që e vonoi në daljen para besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, raporton newtelegraphng.com
“Unë lutem për faljen tuaj”, ishin fjalët e para të Papës sapo nisi fjalimin e tij meshtar drejtuar besimtarëve.
Ai e bëri publike arsyen e vonesës, pasoi i shpjegoi grigjës se kishte patu një problem me energjinë në Vatikan, e për këtë arsye kishte ngecur në ashensor.
“Ju lutemi, një duartrokitje për zjarrfikësit”, nuk harroi të thoshte në meshë.