Showbiz

Rita Ora në Kroaci: Është gjë e bukur ta përfaqësoj vendin tim këtu

Këngëtarja Rita Ora ka mbajtur një koncert madhështor në Kroaci. Dhe media Jutarnji.hr i ka kushtuar një artikull Ritës duke e konsideruar si një nga 10 këngëtaret më të njohura në botë.

Ylli i muzikës pop performoi para 5000 vetave hitet e saj më të mëdha.

Pavarësisht se koncerti u ndërpre për shkak të problemeve teknike raportohet se mijëra vetë kënduan njëzëri këngët e saj.

“Unë kam qenë në shumë vende të bukura, por ky është një nga më të bukurit. Kroacia është një vend i bukur me njerëz të mrekullueshëm dhe bujarë,”-tha Rita para se të ngrinte audiencën në këmbë me frazën e saj: “Kroacia bëni ca zhurmë.”

Gjithashtu këngëtarja nuk harroi të përmendte origjinën e saj shqiptare në koncert.

Ajo u shpreh se ka shumë këngëtarë të mirë në Shqipëri dhe se është ndjesi e bukur të përfaqësosh vendin tënd.

“Unë nuk e di se çfarë të pres, por kjo është një nga shfaqjet e mia më të mira këtë verë . Kam lindur jo shumë larg nga këtu, në qytetin e Prishtinës, një pjesë e familjes sime jeton ende atje. Ka kaq shumë këngëtarë të mirë nga vendi im, dhe kam ardhur këtu, është gjë e bukur të përfaqësosh vendin tënd,”-u shpreh ajo