Dorëzohet edhe Irani, të gatshëm të bisedojnë me Donald Trump
Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump, tha sot se ishte i gatshëm të bisedoj me homologun e tij Presidentin e Iranit, Hassan Rouhani brenda disa javëve, e gjithë kjo me ndërmjetësimin e Presidentit të Francës, Emannuel Macron.
Të gjithë gjoja u habitën nga vizita surprizë e Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, në samitin e G7’s ku përpjekjet nga francezët rreth një afrimi të tyre drejt një dialogu dhe shpëtimit të marrëveshjes së 2015 nga europianët ishte e ditur.
Presidenti Donald Trump njoftoi sot se mundi nuk i shkoi huq Presidentit Macron. Macron deklaroi se mundësitë e caktimit të një takimi mes Trump dhe rouhani gjatë javëve të ardhshme u krijuan përmes diplomacisë dhe këshillimeve intensive.
Donald Trump tha se “nëse kushtet janë të volitshme, unë gjithsesi do të pajtohesha për këtë”.
Presidenti Amerikan, Donald Trump, shtoi se iranianëve ju konvenon po ashtu “Mendoj se ai do të dojë të takohet. Mendoj se Irani do që kjo situatë të zgjidhet”.
Sot në Iran krahu ekstrem e kritikoi ministrin e jashtëm Javad Zarif dhe presidentin e Iranit se kishin bërë gabim që shkuan në Francës pasi po lënë përshtypjen e dorëzimit dhe dëshpërimit.