LajmeTë fundit

Muharrem Salihu kandidat për të parin e komunës së Medvegjës

Të gjithë shqiptarët e Medvegjës synojnë të largohen nga vatrat e tyre shekullore për një jetë më të mirë diku tjetër. Disa në Kosovë, disa në perëndim, e disa drejtë qendrave më të mëdha të Luginës së Preshevës.

Një pjesë e Fushë Kosovës, tanimë po njihet si Medvegja e dytë, ku qindra mijëra familje shqiptare janë vendosur aty në mungesë të një perspektive dhe diskriminimi të thellë lanë vatrat e tyre.

Kjo vatër shqiptare anë është anashkaluar dhe nuk ka asnjë përkujdesje nga Tirana e Prishtina zyrtare.

Për të mbajtur frymën e fundit të kësaj treve, vite më parë u rikthye në vendlindje biznesmeni dhe veprimtari Muharrem Salihu. Jashtë patriotizmave folklorik, Salihu bëri vepra madhore kombëtare, duke i shtrirë dorën shumë të rinjve dhe të rejave të Medvegjës përmes hapjes së vendeve të punës.

Saliu ka mundur të investoj në secilin vend evropian, por jo, ai ka zgjedhur vendlindjen e tij, ku po bën betejën për të sjellë një perspektivë më të mirë për të gjithë.

Në Medvegjë ai drejton kompaninë “Medinvest”, ndërsa bizneset e tij janë edhe në qendrat evropiane, sidomos në Itali, në fushën e prodhimit industrial, turizmit dhe sektorit imobiliar.

Sfida e rradhës e zotit Salihu është përmirësimi i kushteve të jetesës së bashkëqyterarëve të tij.

Për të realizuar këtë objektiv jetik për shqiptarët në Serbi, ai nuk është duke lënë asnjë gur pa lëvizur. Thuajse për cdo ditë përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare janë në zyrat e tij, ku ai shpalos gjendjen e rëndë të bashkëqytetarëve të tij.

Gjithmon në mendje dhe zemër e ka përmirësimin e kushteve për jetes dhe realizimin e të drejtave politike, civile, ekonomike e sociale të shqiptarëve të kësaj ane.

Për këtë qëllim, ai së fundi edhe pjesë dhe drejtues i subjektit politike Alternativa për Ndryshime në Medvegjë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë Medvegjasit.

“Bashkëqytetarët e mij nuk do të jenë më të anashkaluar. Bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen tonë”, kështu shprehet Muharremi, i cili cdo objektivë e realizon me punë dhe planifikim profesional.

Ai ndjehet i realizuar në jetë, por thotë sa të ketë frymën e fundit do të mundohet të jetë zë i fuqishëm i shqiptarëve të kësaj ane.

Ky kontribut madhor po dëshmon se ai ka akceptuar frymën e patriotit të madh Hasan Prishtina, i cili shkriu pasurinë e tij për të mbajtur gjallë frymën shqiptare në këto anë.