LajmeTë fundit

Bujanoc/ Milionat e Transfer Stacionit të mbuluar nga mbeturinat

Në kuadër të programit “Partneriteti Evropian me Komunat” komuna e Bujanocit në vitin 2013 ka përfituar mjetet me vlerë prej 157.000 euro, të dedikuara për blerjen e paisjeve të nevojshme për Transfer Stacionin.

Që nga ajo periudhë e deri më sot edhe përkundër shum premtimeve dhe mjeteve shtesë të ndara nga Trupi koordinues dhe buxheti komunal Transfer Stacioni në komunën e Bujanocit nuk është në funksion, përkundrazi është mbuluar nga bari dhe mbeturinat.

Kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi në vitin 2017 pati deklaruar “Qëllimi ynë është që sa më shpejtë të fillojmë me realizimin, që Transfer Stacionin tonë ta vëmë në gjendje, që të fillojë me veprimtarinë e vetë.
Janë duke u kryer punët e ndërtimtarisë dhe punët e infrastrukturës. Mjetet janë të dedikuara nga Trupi Koordinues, ndërsa qëllimi është që punët në Transfer Stacionin të kryhen deri në fund të vitit 2017”.
Që nga ajo periudhë ky Impiant për reciklimin e mbeturinave akoma nuk është në funkcion. Ky projekt është pjesë e planit regjional për menaxhimin e mbeturinave të Rrethit të Pçinjës dhe do të kontribuojë në përmirësimin dhe mbrojtjen e ambientit jetësorë sikurse në Bujanoc poashtu edhe në tërë Rrethin.

Qysh në dhjetorë të vitit 2018 kanë skaduar të gjitha afatet e premtuara nga Pushteti aktual në Bujanoc, për vënien në funksion të TS-së. Për Impiantit e reciklimit të mbeturinave janë ndarë 110.000.000 dinarë, nga Trupi koordinues janë transferuar 65.000.000 dinarë, përderi sa 24.000.000 dinarë nga Pushteti lokal dhe 157.000 euro donacion nga fondet e BE-së janë shpenzuar për blerjen e pasijeve.
Në qershorë të vitit 2017, kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi pati deklaruar se, pret që punët e ndërtimtarisë të përfundojnë deri në fund të 2017. Po në qersorë të 2018-tës Kamberi pati deklaruar se, TS do të fillojë së funksionuari brenda një muaji.