Vriten tre ushtarë turq
Tre ushtarë turq u vranë në një përleshje me militantët kurdë në Turqinë juglindore, afër kufijve me Sirinë dhe Irakun, tha të enjten zyra e guvernatorit lokal.
Tre militantë nga Partia e jashtëligjshme e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) u “neutralizuan” në luftime, u tha më tutje në njoftim.
Ushtarët po ruanin sigurinë për kompaninë shtetërore të energjisë, pranë qytetit Silopi në Sirnak kur shpërtheu përleshja.
Militantët ishin vëzhguar më parë nga një dron, në të njëjtën zonë, deklaruan autoritetet.
PKK, e caktuar një organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, filloi një kryengritje kundër shtetit turk më 1984. Më shumë se 40,000 njerëz janë vrarë në konflikt./R.E.L