Gjenerali shqiptar kritikon ashpër diplomacinë shqiptare pas takimit të Vuçiqit në SHBA
Gjenerali shqiptar Dritan Demiraj, ka kometuar takimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq me sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo.
Demiraj në një postim në Facebook, ka thënë se serbët po punojnë ditë e natë për të fituar buzëqeshje nga diplomacia amerikane, edhe pse sipas tij, ata janë kombi më antiamerikan në botë.
Sipas Demirajt, Shqipëria po bën diplomaci me një “çunak”, teksa këtë e ka quajtur “katastrofë për interesat kombëtare”.
Postimi i Demirajt:
Të nderuar bashkëkombas!
Serbët po punojnë ditë e natë për të fituar edhe një buzëqeshje nga diplomacia Amerikane edhe pse janë kombi më antiamerikan në botë.
Shqipëria bën diplomaci me një çunak dhe nën udhëheqjen e Ed-Dramës që duket se po qëndron në pushtet vetëm falë kësaj “”diplomacie speciale”.
Katastrofë për interesat tona kombëtare.