Ramushi e quajti Albinin makiavelist, Konjufca dyshon se ai kurrë nuk e ka lexuar Makiavelin
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca iu është kundërpërgjigjur deklaratës së Ramush Haradinaj ku e quajti Albin Kurtin, Makiavelist
Ai i është përgjigjur një deklarate të mëhershme të Ramush Haradianjt në emisionin Pressing ku e quajti Albin Kurtin, Makiavelist.
“Makiavelist është një person që bën gjithçka për përfitime personale. Tregom çka i ka marrë Albini Kosovës”, ka thënë Konjufca.
“Fëmijët e liderëve janë nëpër shkollat më të shtrenjëta jashtë vendit. E kanë pas një banesë i kanë bërë dhjetë e kështu me radhë.”
Tutje Konjufca hedh dyshime nëse kryeministri në largim e ka lexuar ndonjëherë Makiavelin.
“Ndodhë që Ramushi nuk e ka lexuar asnjëherë atë dhe e kupton këtë shprehje”, ka thënë shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.