Kërkohen dy femra të zhdukura në Bjeshkët e Nemuna
Dy femra, një gjermane dhe tjetra polake rezultojnë të humbura në Bjeshkët e Nemuna.
Nga informacionet që posedojnë autoritetet, ato kanë hyrë në Mal të Zi nga Shqipëria përmes vendkalimit Vërmosh me makinën e tyre më 13 gusht. Më 14 gusht ato kanë qenë në kontakt me familjet e tyre dhe që prej asaj kohe ato kanë humbur çdo gjurmë.
Makina e tyre është gjetur në një parking në komunën e Plavës.
Të afërmit dhe autoritetet e Mali të Zi, lusin qytetarët, mediat dhe autoritetet tona për ndihmë, duke shpërndarë këtë njoftim dhe duke shpresuar se ato janë dikund në malet e Kosovës, Shqipërisë apo të Malit të Zi.
Ju lutemi kontaktoni autoritet e policisë lokale, nëse dini ndonjë gjë rreth tyre.