Shkëmbim zjarri mes Indisë dhe Pakistanit në Kashmir
India dhe Pakistani shkëmbyen sot goditje intensive ndërkufitare në Kashmir, njoftoi qeveria indiane, ku tensioni është shumë i lartë pas vendimit të marrë nga Nju Delhi për t’i hequr statusin autonom këtij rajoni.
Dy rivalët zhvillojnë rregullisht goditje mbi linjën e kontrollit në territoret e Himalajeve që pretendohen dhe janë ndarë mes dy vendeve.
Por sot, u zhvilluan shkëmbime zjarri të cilësuara intensive që zgjatën deri në mesditë, sipas një përgjegjësi të lartë të qeverisë indiane.
Një ushtar ka humbur jetën por kjo vdekje nuk është raportuar zyrtarisht.
Nga ana tjetër, Pakistani për momentin nuk ka bërë asnjë koment mbi këtë ngjarje