Lajme

Ministri Ruzhiq reagon ndaj Këshillit Kombëtar Shqiptar: Politikë kundër interesave shqiptare

Ministri Ruzhiq reagon ndaj Këshillit Kombëtar Shqiptar: Angazhohen kundër interesave shqiptare

Ministri i Administratës Shtërore dhe Vetëqeverisjes Lokale Branko Ruzhiq tha se deklarata e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar ishte një shembull tjetër i abuzimit të këshillit të pakicave kombëtare për qëllime politike, transmeton Titulli.com.

“Ishtë e papranueshme që në vend që të bëjnë atë që kanë bërë bashkatdhetarët e tyre, që është promovimi i kulturës, ruajtja e traditave, mbështetja e integrimit më të mirë të pakicës kombëtare shqiptare në shoqërinë serbe, ata angazhohen me deklarata politike në kundërshtim me interesat e komunitetit që ata përfaqësojnë, “tha Ministri Ruzhiq.

Sipas tij Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës kishte vendosur për mosnjohjen e pasaportave serbe për udhëtarët që hyn e dalin në Kosovës.

Ditë më parë pas spekulimeve të mediave të Beogradit Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës përjashtimin nga këto masa për shqiptarët e Luginës së Preshevës edhe pse këto vendime ishtin vetëm spekulme nga kuzhinat e fabrikuar mediale të Beogradit./