Shqipëri

Vlorë, gruaja tenton të hidhet nga kati i shtatë, e shpëton bashkëshorti në momentin e fundit

Një ngjarje që mund të kishte pasoja tragjike është regjistruar nga kamerat amatoriale në Vlorë.

Video e ngjarjes shokuese https://youtu.be/adtIv53sF_c

Disa persona përgjatë bulevardit Vlorë – Skelë kanë përjetuar momente ankthi teksa shihnin në ballkonin e një prej pallateve skenën drithëruese të një gruaje të mbajtur nga krahët nga një person, i identifikuar si bashkëshorti i saj, që arriti të shmangte rënien e saj në rrugë nga kati i shtatë.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, shkaqet ende nuk dihen por mungesa e çfarëdolloj tentative të gruas për të shpëtuar bëjnë të mendojnë për një tentativë vetëvrasje