8 vjeçarja e mund kancerin: Bën gjest mahnitës
Zoe Figueroa, vajza e cila sapo ka mbushur 8 vite është kthyer nga shtrati i vdekjes, ajo festoi shumë më tepër se vetëm ditëlindjen e saj.
Vajza me emrin Zoe, vetem pak ditë para se ti mbush 8 vite, e mori lajmin me të mirë në jetën e saj, ajo më në fund ishte shëruar nga kanceri pas 16 muajsh trajtim.
Zoe u diagnostikua me neuroblastomën e fazës 4 në shkurt të vitit 2018. Ajo kishte një tumor nga gjoksi i saj deri tek legni Shanset e saj për të bërë atë nëpërmjet sëmundjes nuk ishin të mëdha.
“50% e fëmijëve nuk i mbijetojnë kësaj semundje,” tha Sheena nëna e 8 vjeçarës për InsideEdition.com. Zoe iu nënshtrua një rutinë trajtimi rraskapitës që përfshinte shtatë cikle të kimioterapisë plus rrezatimin, operacionin, imunoterapinë dhe dy transplantet e qelizave burimore.
Së fundi, Zoe përfundoi trajtimin e saj – vetëm në kohë kur do të featinte ditëlindjen e saj.
Familja bëri një festë të madhe me 250 të ftuar për të festuar rimëkëmbjen e saj. “Tani kthehemi në jetën normale, mund të kthehemi në shkollë, ne mund t’i bëjmë gjërat si familje që nuk ishim në gjendje të bëjmë më parë. Është vetëm një bekim. Një bekim i madh, “tha Sheena.
Për të paguar ‘bekimin’ që kishte shpetuar nga vdekja, Zoe vendosi të dhuronte të gjitha dhuratat e saj të ditëlindjes për fëmijët që janë ende duke u ndeshur me kancer në spital.