Vullin: Ushtria e Kosovës, kërcënimi më i madh për sigurinë në Ballkan
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vullin, tha se bashkëpunimi i ushtrisë së Serbisë me NATO-n, nën Programin e Partneritetit për Paqe, është në një “nivel optimal” të marrëdhënieve reciproke.
“Për Serbinë, KFOR-i [mision paqeruajtës i NATO-s] është i vetmi formacion i ligjshëm i armatosur në Kosovë dhe popullata serbe e sheh atë si garantuesin e vetëm të sigurisë. Andaj, për Serbinë është shumë shqetësuese kur zvogëlohet kapaciteti ose roli i KFOR-it”, tha Vullini.
Wolters vlerësoi, siç thuhet në komunikatë, kontributin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura të Serbisë në operacionet shumëkombëshe, nën mandatin e Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara.
Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Tod Wolters, ka thënë se KFOR-i është garantues i sigurisë së popullit serb në Kosovë, duke shtuar se komunikimi i mirë mes ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it është i rëndësishëm për, siç tha ai, “të parandaluar çdo situatë krize në Kosovë dhe Metohi”.
Kuvendi i Kosovës, në dhjetor të vitit të kaluar, ka miratuar ligjet, me të cilat mundësohet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës.