Bota

S’ndalet Erdogan: Synon krijimin e armëve të përbashkëta me Rusinë

Synimi i ardhshëm i Turqisë, pas blerjes së sistemit raketor S-400, është një prodhim i përbashkët i sistemeve të mbrojtjes ajrore me Rusinë, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdogan.


Gjatë ditës së djeshme Turqia bleu sistemin raketor S-400 nga Rusia, ndërsa pas kësaj, po planifikon prodhimin e armëve të përbashkëta me këtë vend.

Një gjë të tillë, e ka bërë të ditur vet Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Ai ka thënë se synimi i ardhshëm i Turqisë është prodhimi i përbashkët i sistemit raketor S-400. Pikërisht diçka e ngjajshme me partneritetin në programin F-35 të NATO’s, ku Turqia do të kishte qasje të madhe në atë program. Disa fabrika në Turqi do ishin të përcaktuar për mirëmbajtjen e aeroplanëve luftarak F-35 dhe prodhimin e tyre.

“Disa thanë se nuk do të jemi në gjendje të marrim S-400 dhe ne nuk do të mund t’i vendosim ato në territorin tonë, por ata filluan të vijnë. Disa thonë se është e gabuar. Por qëllimi ynë i ardhshëm është prodhimi i përbashkët me Rusinë”, tha Erdogan me rastin e trevjetorit të përpjekjes së dështuar të grusht-shtetit në Turqi.