Xhudistët kosovarë të gatshëm për garën në Budapest
Xhudistët kosovarë, në fundjavë do ta kenë garën e radhës. Në Grand Prixin e Budapestit, që nis të premten, Kosova do të përfaqësohet me pesë garues, katër në konkurrencën e femrave dhe një te meshkujt.
Gjakova do të garojë të premten sikurse edhe Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi.
Ndërkohë, Loriana Kuka garat i nis të dielën (14 korrik). Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë do të përballet me xhudisten nga Rusia, Sabina Giliazova në raundin e dytë.
Kelmendi (-52 kg) dhe Gjakova (-57 kg) janë kualifikuar në raundin e dytë pa luftë. Kelmendi do ta presë fituesen e meçit mes Luz Olvera (Meksikë) dhe Katinka Szabo (Hungari), derisa Gjakova pret fituesen nga meçi mes Diana Dzigaros (Rusi) dhe Gofra Khelifi (Tunizi).
Në kategorinë deri në 78 kilogramë, Kuka në raundin e dytë do të përballet me fituesen e duelit Marie Branser (Kongo) – Fanni Toth (Hungari).