E tmerrshme: Vdesin dy persona në afërsi të Beogradit derisa po vinin në pushim
59 vjeçari dhe një grua 33 vjeçare kanë pësuar mëngjesin e sotëm në një aksident tragjik në autostradën drejt Beogradit.
Siç informon Kuriri serb, mendohet se jetën e kanë humbur babai dhe vajza e tij.
Në ulësen e pasme të makinës së tipit “Shkoda Felicia” kanë qenë ulur dy vajza, njëra në moshë 1 vjeçare dhe tjera 14 vjeçare, ndërsa me ata ka qenë edhe një grua e moshuar.
Vajzat janë dërguar me urgjencë në klinikën e fëmijëve, siç njoftojnë mediet e atjeshme.