Ka humbur jetën gruaja e cila ishte aksidentuar mbrëmë në f.Rahovicë
Mbrëmë në një aksident trafiku që ka ndodhur në dalje të fshatit Rahovicë humbi jetën një grua ndërsa dy prej bashkëudhëtarëve, burri dhe njëri fëmijë i moshës dy vjeçare janë dërguar në spitalin e Nishit ndërsa dy fëmijët e tjerë po marrin kujdesin shëndetësorë në spitalin e Vranjës.
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Driton Salihu përmes një shkrimi në fb ka falenderuar stafin e tijë punonjës ekipin kujdestar të ndihmës së shpejtë në Preshevë të cilët në mënyrë profesionale dhe gatishmëri të plotë kanë kryer punë të shkëlqyer në raste të tilla.