Behrami shumë afër Sionit
Mediat italiane janë të sigurt se mesfushori shqiptar, Valon Behrami nuk do të vazhdojë kontratën me Udinesen dhe do të rikthehet në Zvicër.
Bisedimet për të vazhduar karrierën në Friuli kanë dështuar dhe tashmë 34-vjeçari është duke kërkuar skuadër të re për të vazhduar karrierën.
Skuadra më e interesuar për Behramin është Sioni. Madje, kishte shfaqur interesim edhe kohë më parë. Pasi kontrata i ka përfunduar, Behrami do të transferohej si futbollist i lirë në Sion.
Me gjasë mund të jetë kontrata e fundit në karrierën e bujshme të Behramit, i cili ka luajtur në skuadra dhe liga elitare.