Xhaka flet për përballjen e mundshme Zvicër – Kosovë
Shumë të vështirë e konsideron një përballje të mundshme në futboll mes Kosovës e Zvicrës, ylli shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka.
Në një konferencë për media para përballjes miqësore Xhaka-Rashica, ylli i Arsenalit është pyetur se si do të ndihej nëse një ditë ai do të duhet të luajë me Zvicrën kundër Kosovës.
Teksa ka thënë se është tejet krenar me kombëtaren e Kosovës dhe sukseset e saj, Xhaka ka thënë se edhe në kombëtaren e Zvicrës ndihet si me qenë në Kosovë pasi ka shumë shqiptarë.
“Unë gjithmonë pushimet gjithmonë i bëj këtu. Ndihem shumë mirë kur vi këtu. Kam shumë shoqëri. Kënaqna, dhe prapë nisi sezonin me klub e kombëtare. Vetë do të jem prezent në ndeshjen Angli – Kosovë. Jam shumë, shumë krenarë me këta shokë, djem. Shanset janë shumë të mira për kualifikim në Evropian. Shpresoj se mund ta arrijnë atë qëllim. Ka qenë ndjenjë shumë e vështirë kundër Shqipërisë, sidomos kundër vëllait. Në rast me Kosovën është shumë vështirë të përgjigjem. Prindërit i kam këtu, kam lind atje, por e ndiej veten si shqiptar. Të luash kundër Kosovës duhet të jetë ndjenjë e veçantë, por e kemi detyrë të luajmë e siç thamë më herët, më i miri të fitojë”, ka thënë ai.