FutbollSporti

Refuzojnë të luajnë kundër Kosovës, shkarkohet selektori i Malit të Zi

Nuk mund të më detyroni të luaj kundër Kosovës, largohem përgjithmonë! Gjithçka nisi nga Ivaniq, mësoni se çfarë ndodhi në zhveshtore te kombëtarja e Malit të Zi.

Futbollistët e Crvena Zvezdës, Mirko Ivaniq dhe Filip Stojkoviq, si dhe selektori i Malit të Zi Lubisha Tumbakoviq, refuzojnë të luajnë kundër Kosovës. Me ketë rast kanë shkaktuar një kaos të vërtetë disa orë përpara ndeshjes kualifikuese për EURO 2020
Sipas burimeve tona, iniciatorë i gjithë kësaj tollovie ka qenë Mirko Ivaniq, i cili e ka njoftuar federatën që nuk dëshiron të luaj ndeshje kundër shtetit të cilin Serbia nuk e njeh. Ai këtë vendim ia ka komunikuar në emrin e tij personal dhe të bashkëlojtarit të tij nga Zvezda, Filip Stojkoviqit.

Ivaniq ka kërcënuar me mos paraqitje në këtë ndeshje duke thënë se është i gatshëm që të tërhiqet përgjithmonë nga kombëtarja malazeze. Nuk dua të luaj, ka këmbëngulur vazhdimisht dhe në ketë vendim iu ka bashkangjitur edhe Filip Stojkoviq. Pas kësaj, siç edhe merret vesh, edhe selektori Lubisha Tumbakoviq ka vendosur të refuzoj drejtimin e ekipit, ku si pasojë e kësaj presidenti i federatës Dejan Saviqeviq e shkarkoi atë. Ndeshja do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20.45