Zyrtare: Lugina e Preshevës me 3 deputetë në parlamentin e Serbisë
Komisioni Republikan Zgjedhor i Serbisë miratoi raportin për rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve për deputetë, sipas të cilit shtatë lista zgjedhore hynë në parlament.
Pjesëmarrja në votime ishte 48.93 për qind dhe më shumë vota fitoi lista elektorale “Aleksandar Vuçiq – Për fëmijët tanë” 60.65 për qind ose 188 mandate, pasuar nga lista zgjedhore “Ivica Daçiq – Partia Socialiste e Serbisë (SPS), Serbia e Bashkuar (JS) – Dragan Markoviq Palma” me 10.38 për qind ose 32 ulëse.
Lista zgjedhore “Aleksandar Shapiq – Fitorja për Serbinë” fitoi 3.83 për qind ose 11 ulëse, lista “Aleanca e Hungarezëve Vojvodina – Istvan Pastor” fitoi 2.23 për qind ose 9 ulëse.
Sipas renditjes së kandidatëve mandatin nga lista shqiptare e unifikuar e fitojnë Shaip Kamberi nga PVD, Argjend Bajrami nga APN dhe Nadije Beqiri nga PD.
Lista “Akademik Muamer Zukorliq – Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit (PSP) – Partia Demokratike e Maqedonasve” fitoi një për qind ose katër mandate.
Të drejtë vote në zgjedhjet e mbajtura më 21 qershor dhe 1 korrik, patën mbi 6,5 milionë qytetarë./titulli