Zvicër: Qeveria ndalon grupimet me mbi 5 persona
Një konferencë për media në Bernë këto momente janë duke e mbajtur tre nga ministrat Qeverisë Federale: Guy Parmlin, ministër i ekonomisë, Alain Berset, Ministër i Brendshëm (ku hyn dhe resori i shëndetësisë) dhe Ueli Maurer, ministër i financave.
Njoftimi i parë i dhënë në këtë konferencë është se Këshilli Federal shpall të ndaluara të gjitha grupimet me më shumë se 5 persona. Ata që e shkelin këtë rregull, dënohen me gjobë, 100 franga për secilin.
Më tutje, Këshilli Federal urdhëron kantonet që në shitoret ushqimore dhe në bizneset tjera (edhe në kantiere ndërtimi) të sigurojnë respektimin e rregullave higjenike. Ato shitore dhe biznese që nuk u përmbajen rregullave në fjalë, do të mbyllen.
Konferenca për media është duke vazhduar edhe në këto çaste. Albinfo.ch do të ju mbajë të infprmuar në vazhdim.