Teknologji

Whatsappi do t’ua mundësojë të flisni me njerëz në gjuhë të huaja

Përdoruesve të Whatsappit iu është mundësuar që të kontaktojnë me njerëz të tjerë dhe të flasin në gjuhë të ndryshme. Kjo falë platformës Live Translate, që kompania nën drejtimin e Metas ka vendosur ta lansojë së shpejti.

Në një artikull të “Phonearena” thuhet se Live Translate është funksion që “i dëgjon” fjalët e komunikuesit dhe në mënyrë automatike i përkthen në gjuhën që e përshtatni.

Sipas kësaj, një folës i gjuhës angleze do të mund ta kuptojë folësin e gjermanishtes në kohë reale. Kjo do t’i përfshijë disa prej gjuhëve më të folura në botë.

Whatsapp, që njihet si platforma më e madhe në botë për komunikim, e ka inkorporuar inteligjencën artificiale në disa platforma të saj, me qëllim që produkti për përdoruesin të jetë sa më i avancuar.