Vuçiq: Do ta jap dorëqjen nga posti i presidentit për disa javë
Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrën e presidentit edhe për disa javë, pas së cilës, sipas fjalëve të tij, do të japë dorëheqje.
Gjatë fjalimit në tubimin e SNS-së para Kuvendit të Serbisë, Vuçiç tha se kjo mund të jetë hera e fundit që u drejtohet qytetarëve në cilësinë e presidentit.
“Për mua, kjo është ndoshta hera e fundit që do t’ju drejtohem si President i Republikës. Do të jem president edhe për disa javë, pastaj do të jap dorëheqjen”, deklaroi ai.
Ai bëri të ditur gjithashtu se lista për zgjedhjet parlamentare do të mbajë emrin “Serbia e Bashkuar”, duke theksuar se do të marrë pjesë aktivisht në fushatë.
Në fund të fjalimit, Vuçiç u shpreh se do t’i falë disa qytetarë që, sipas tij, kanë kryer veprime nga neglizhenca ose aksidenti, ndërsa shtoi se do të tërhiqej vetëm nëse do të mendonte se vendi nuk kishte më nevojë për mbështetjen dhe ndihmën e tij.
