Vjosa Osmani: Presidenti është faqja më e zezë e vendit tonë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka komentuar shkurtë, “shfaqjen” e presidentit Thaçi, para Komisionit Hetimor Parlamentar për deportimin e 6 shtetasve turq.
Osmani, përmes një postimi në facebook, ka thënë se presidenti është faqja më e zezë e vendit tonë.
“Institucioni më i lartë i vendit (Presidenti) = Faqja më e zezë e vendit tonë”, ka shkruar Osmani.
Ndryshe, janë dashur që të reagojnë publikisht ambasadat, në mënyrë që Thaçi më në fund të paraqitet para komisionit që heton rrëmbimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq.
Ndërsa, në këtë mbledhje, Thaci përvec “show”-it me Sami Kurteshin e Vetëvendosjes dhe debatit për luftë e për SHIK me anëtarët e opozitës nuk foli asgjë për cështjen që është ftuar.