Udhëheqësit komunal takohen me Ambasadorin e Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb
Në vazhdën e takimeve udhëqësit e komunës Preshevës kanë takuar edhe ambasadorin e Gjermanisë, në Beograd Thomas Schieb, përcjell Ministria e Lajmeve.
Njoftomi i plotë nga kryetari komunës Arifi:
???? | Me Ambasadorin e Gjermanisë, Thomas Schieb, për situatën e përgjithshme ekonomike e politike në Luginë të Preshevës.
Në misionin diplomatik të ambasadës së Gjermanisë, si një mbështetëse e aspiratave europiane, bashkëpunëtore dhe aleate e fortë, morëm angazhim për më tepër bashkëpunim dhe ndërveprim për objektivat e zhvillimit të ekonomisë.
E njoftuam më hollësisht, mbi ballafaqimin me sfidat në aspektin politik; për mungesën e gatishmërisë në nivel qeveritar për përmirësimin e pozitës së qytetarëve të Luginës së Preshevës, për mohimin e të drejtave elementare si dhe faktin shqetësues për fushatën spastruese në nivel shtetëror ndaj shqiptarëve.
??Mirënjohës për prezencën, kontributin dhe mbështetjen në zhvillimin dhe integrimin e shqiptarëve në politikat me synime të përbashkëta, nga shteti Gjerman.