Teknologji

Si të lexosh mesazhet e fshira në WhatsApp

“Delete for everyone” i gëzoi përdoruesit e WhatsApp, por kjo vetëm për pak. Është zbuluar së fundmi se mesazhet që fshihen nuk zhduken përgjithmonë. Ato dalin sërish dhe ka disa mënyra shumë të lehta për ta bërë këtë.

Opsioni “Delete for everyone” u krijua vitin e kaluar dhe është i përdorshëm në Android, iOS dhe celularët Windows. Qëllimi kryesor është fshirja e mesazheve, të cilat në raste të ndryshme mund të jenë të siletshme për gjithkënd.

Megjithatë, mesazhi ruhet në celular dhe mund të ripublikohet sërish pas fshirjes duke përdorur opsionin “backup” të WhatsApp. Ky opsion rivendos të gjitha mesazhet tuaja çdo mëngjes, megjithëse këtë mund ta bëjë edhe njëherë në javë apo në muaj, mjafton ta vendosni ju.

Për të lexuar mesazhet e fshira, ç’instaloni aplikacionin WhatsApp dhe instalojeni sërish. Kur të logoheni sërish do t’iu dalë një opsion për të rivendosur të gjitha bisedat nëpërmjet “backup”-it.

Vetëm zgjidhni opsionin e rivendosjes dhe do iu dalin sërish të njëjtat biseda, duke përfshirë edhe mesazhet e fshira, të cilat shfaqen sikur nuk janë zhdukur asnjëherë. Edhe nëse nuk përdorni këtë opsion, mund të gjeni aplikacione të ndryshme, të cilat japin mundësinë që të zbulojnë mesazhet e fshira.