Shkëndija shpallet kampion përsëri në Maqedoni, s’ka konkurrencë për skuadrën shqiptare
Skuadra shqiptare e futbollit, KF Shkëndija, ka arritur që të shpallet kampion për herën e dytë radhazi në Ligën e Parë në Maqedoninë Veriore, transmeton Ministria Lajmeve.
Me fitoren e arritur sot ndaj Rabotnickit me rezultatin 1-0, Shkëndija nga Tetova e sigurojë titullin edhe për këtë sezon, edhe pse deri në fund janë edhe 4 ndeshje për tu zhvilluar.
Golin e vetëm dhe të fitores në këtë ndeshje e shënoi Ennur Totre, pak para fundit të ndeshjes.
Kështu, skuadra shqiptare nga qyteti i Tetovës shpallet kampion për të dytën herë radhazi dhe për herën e tretë në histori