SHBA-ja e miraton remdesivirin për trajtimin e COVID-19
Rregullatorët amerikanë miratuan ilaçin anti-viral remdesivir për të trajtuar pacientët me sëmundjen CoVid-19 në spitale.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA tha se Veklury, emri i markës së ilaçit, zvogëlon kohën e shërimit mesatarisht për pesë ditë.
“Veklury është trajtimi i parë për COVID-19 që merr miratimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave”, tha përmes një deklarate kjo agjenci.
Në deklaratë po ashtu thuhet se ilaçi u miratua “për përdorim te të rriturit dhe pacientët pediatrikë, 12 vjeç e më të vjetër dhe me peshë së paku 40 kilogramë”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha javën e kaluar se remdesiviri ka pak ose aspak efekt në mbijetesën e pacientëve.
OBSH-ja tha se bazohet në studimet e saj, por prodhuesi i ilaçit, Gilead, i hodhi poshtë këto gjetje.
Rregullatorët amerikanë miratuan ilaçin anti-viral remdesivir për të trajtuar pacientët me sëmundjen COVID-19 në spitale.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA tha se Veklury, emri i markës së ilaçit, zvogëlon kohën e shërimit mesatarisht për pesë ditë.
“Veklury është trajtimi i parë për COVID-19 që merr miratimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave”, tha përmes një deklarate kjo agjenci.
Në deklaratë po ashtu thuhet se ilaçi u miratua “për përdorim te të rriturit dhe pacientët pediatrikë, 12 vjeç e më të vjetër dhe me peshë së paku 40 kilogramë”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha javën e kaluar se remdesiviri ka pak ose aspak efekt në mbijetesën e pacientëve.
OBSH-ja tha se bazohet në studimet e saj, por prodhuesi i ilaçit, Gilead, i hodhi poshtë këto gjetje. \ Rel