Lajme

Samiti në Beograd: Në njërën anë flitej për paqen në tjetrën shiteshin armë!

Përfaqësuesit e Vendeve të Paangazhuara u mblodhën në Beograd. U zgjuan kujtimet, u kujtua koha e Titos dhe Luftës së Ftohtë. Po shndërrrohet Vuçiqi në një Tito të vogël?

Samiti dyditor që shënoi gjashtë dekada të Lëvizjes së Vendeve të Painkuadruara u mbajt në Beograd, ku u mblodhën përfaqësuesit e më shumë se 105 vendeve. Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq e quajti këtë si një samit “përkujtimor”, në 60 vjetorin e Konferencës së parë, të mbajtur në 1961 në Beograd. Mbledhja nuk solli asnjë vendim politik. Në të morën pjesë rreth 50 krerë shtetesh, qeverish dhe ministra të jashtëm. Ndërsa organizatorët u përpoqën që gjithçka të duket e ngjashme me protokollin e dekadave më parë nga koha e ish-Jugosllavisë.

Megjithëse tubimi diskutoi zyrtarisht për vaksinat, ndryshimet klimatike ose luftën kundër terrorizmit, mbledhja në vetvete shihet si një kujtesë nostalgjike e përpjekjeve për të krijuar një botë më të drejtë dhe shumë polare gjatë ndarjeve të botës në dy blloqe. Organizatorët u përpoqën të afirmojnë idenë e Lëvizjes së të painkuadruarve, por kjo lëvizje sot nuk ka ndonjë peshë.

Analistët në Beograd tashmë kanë vënë re se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po përpiqet të imponohet si udhëheqës iBallkanit Perëndimorme nismat rajonale, por ambiciet e tij nuk ndalen me kaq.