Reagime të shumta në Serbi/ Vuçiq: Presidenti i Shqipërisë mori të gjitha lejet për vizitën në jug të Serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka marrë të gjitha lejet nga Beogradi për të vizituar jugun e Serbisë.
“Ata kanë bërë kërkesën në mënyrë të rregullt dhe kanë marrë të gjitha lejet nga autoritetet serbe. Bëhet fjalë për presidentin e Shqipërisë, e jo për presidentin e ndonjë gjëje tjetër”, tha Vuçiq.
Duke iu përgjigjur pyetjes së agjencisë JUGpress nëse personat e armatosur me armë të gjata, të cilët siguruan qëndrimin e Begajt në Bujanoc, ishin “të tyre apo tanët”, Vuçiq u përgjigj shkurt: “Tanët.”
Kujtojmë se pas vizitës së Presidentit Bajram Begaj në Luginë të Preshevës reagimet e opozitës serbe dhe qarqeve ekstreme në Serbi ishin të ashpra. Ata kritikuan Prsidentin Vuçiq se lejoi që persona të armatosur me armë të gjata nga Shqipëria u kujdesën për sigurinë e Presidentit të Shqipërisë
