Ragmi Mustafa – Duhet ti themi mjaft “trojkës” megamashtruese
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa, sonte ishte i ftuar në televizionin lokal tv-Aldi.Ai gjatë emisionit foli për një sërë problemesh që janë grumbulluar në këto 3 vitet e fundit në komunën e Preshevës në përgjithësi.Nuk ka munguar edhe pyetja për paraqitjet e planeve për vitin 2019,që ka prezantuar pushteti lokal rreth renovomit të Shtëpisë së Shëndetit dhe investimeve tjera në komunën e Preshevës.Ragmi Mustafa është shprehur se të gjitha këto janë vetëm hajni dhe supermashtrime nga Kryetari aktual i Komunës së Preshevës.Pyetjet ishin të shumta që iu drejtuan nga moderatii tv Aldit rreth dështimeve të pushtetit lokal.Z.Mustafa gjithmonë drejtoi gishtin në drejtim të kryetarit të APN-ës Shqipirim Arifi dhe partnerët e koalicionit.Kryetari i PDSH-es është pyetur poashu rreth krizës aktuale politike në vend, dhe se a do të ketë zgjedhje të reja apo do të formohet një shumice e re. Përgjigjia e z. Mustafa ishte se nuk do të ketë zgjedhja të reja por do të ketë shumicë të re në kuvendin Komunal të Komunës së Preshevës. Më tej është pyetur edhe për tërheqjen e këshilltarës Fetanete Mehmedi nga radhët e APN-ës. Kryetari i PDSH-es është përgjigjur se, këtë akt që ka bërë këshilltarja në fjalë ka qenë akt patriotik dhe ka shtuar se këshilltarja e ka kuptuar më në fund mashtrimin e partisë që udhëhiqet nga Shqiprim Arifi.Pytja tjetër e radhës ka qenë për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, për korigjimin e kufijve, dhe rreth rritjes së taksës që ka vendosur Kosova në drejtim të Serbisë.Lideri i PDSH-es është shprehur shum optimist sa i përket korigjimit të kufijve dhe beson fuqishëm se Lugina e Preshevës do ti bashkohet Kosovës dhe se kjo marveshje tashmë është ne agjendën e SHBA-së, ndërsa sa i përket ngritjes së taksës, ai potencoi se Kosova ka hartuar një skenar për ti dhënë leksione Serbisë dhe bizneseve serbe që duhet të këtë reciprocitet mes dy shteteve fqinjë.