Të fundit

Preshevari Ajan Hajrullahu fiton Çmimin e Tretë në Kupën Evropiane të Matematikës

Një sukses i jashtëzakonshëm për të rinjtë shqiptarë vjen nga fusha e matematikës. Preshevari Ajan Hajrullahu, si pjesë e Ekipit të Kosovës, ka fituar Çmimin e Tretë në Kupën e 14-të Evropiane të Matematikës (EMC), një nga garat më prestigjioze ndërkombëtare në këtë fushë.

Këtë vit, Kupa Evropiane e Matematikës u organizua me pjesëmarrjen e nxënësve nga mbi 40 shtete të botës, ndërsa ekipi i Kosovës arriti të sigurojë një rezultat të rëndësishëm falë suksesit të Ajan Hajrullahut.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka përgëzuar ekipin dhe veçanërisht fituesin e Çmimit të Tretë për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në këtë garë ndërkombëtare.

Ky rezultat paraqet një arritje të madhe jo vetëm për Kosovën, por edhe për Preshevën, duke dëshmuar talentin dhe potencialin e të rinjve të Luginës në arenën ndërkombëtare.