OVL e UÇPMB’së: Mbesim me shpresë se përvjetorin e ardhshëm të pavarësisë ta fesojmë të bashkuar me Kosovën.
Përmes një komunikate, Organizata e Veteranëve të Luftës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, uron ditën e pavarësisë së Kosovës dhe bëjnë thirrje për unifikim të qëndrimeve të faktorit politik në Kosovë dhe Kosovë Lindore.
Komunikata e plotë:
ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS SË UÇPMB,së
KOMUNIKATË
Kosova është në prag të 11 vjetorit të pavarësisë shtetërore. Gjatë historisë janë bërë përpjekje e sakrifica nëpër gjenerata për të arritur deri te momenti i shumë pritur: shpallja e pavarësisë së shtetit të Kosovës. Lufta e lavdishme e UÇK – së, mbështetja e aletatëve në krye me SHBA – të, sakrifica dhe puna atdhetare e të burgosurve politik, dëshmorëve të kombit, veprimtarëve të çështjes kombëtare kanë bërë që kjo ëndërr shekullore të bëhet realitet. Organizata e veteranëve të Luftës së UÇPMB – së të gjithë shqiptarëve ua uron ditën e pavarësisë shtetit të Kosovës.
