Nobeli për letërsi më 10 tetor, bastet preferojnë Kadarenë para Kunderës
Shkrimtari dhe gazetari irlandez Dan Sheehan: A do të marrë fund një ditë pritja e padurueshme e Milan Kunderas? A do të bëhet Salla e Koncerteve të Stokholmit një “pallat ëndrrash” për Ismail Kadarénë?Ismail Kadare me romanin e tij “Pallati i ëndrrave”, është sërish një nga emrat më të diskutuar në listën e ngushtë të çmimeve Nobel për Letërsinë. Ky roman që shpreh sintezën e instalimit të diktaturës me një stil të përsosur metaforik, u botua për herë të parë më 1981-shin me titullin “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”.Edhe këtë vit, siç ka ndodhur gjithmonë, të pasionuarit bastexhinj të letërsisë, nuk e humbasin shpresën për fitoren e Ismail Kadaresë, duke e renditur herë në krye të listës e herë më mesin e saj, po kurrë në fund, dhe të bashkërenditur me emra të mëdhenj, që ende s’e kanë prekur Nobelin, ndërsa kanë qëndruar me vite të tëra në pritje.Shpresat e bastexhinjve për fituesin e Nobelit qëndrojnë vazhdimisht tek shkrimtari japonez Haruki Murakami, Milan Kundera, Adonis, Ismail Kadare, etj, ndërsa kësaj liste i janë shtuar tashmë edhe emrat e reklamuar muajve të fundit, së shumti në disa media britanike dhe norvegjeze, siç janë Margaret Atwood, Olga Tokarczuk apo Anne Carson, ku kjo e fundit qëndron në krye të listës së basteve pas një publiciteti të ditëve të fundit që i është bërë në mediat suedeze.“Dashamirës të letërsisë të pasionuar pas lojërave të fatit kudo në botë, gëzohuni! Shanset tuaja për të prekur fituesin e çmimit më prestigjioz në letërsi janë dyfishuar vetëm për këtë vit.”, shkruan jo pa njëfarë ironie shkrimtari dh gazetari irlandez, Dan Sheehan. Ai i referohet faktit se këtë vit për herë të parë pritet të ketë dy fitues të Nobelit që do të jepen përkatësisht për vitin 2018 dhe 2019 pas pezullimit të lauerimit një vit më parë me shkak skandalin seksual. Çfarë ndodh në të vërtetë me parashikimet e të pasionuarëve të letërsisë në lojërat e fatit dhe çfarë supozohet të ndodhë brenda mureve enigmatike të Akademisë Suedeze të Nobelit.Pasi publikon listën e ngushtë të pikëve që janë marrë nga bastet, mes tyre edhe shkrimtarin shqiptar Ismal Kadare, Ed Sheehan shkruan për historinë e pritjeve të gjata nga autorët e shquar të Nobelit në Literary Hub, një uebfaqe e përditshme letrare që përqendrohet në letërsinë fiction dhe jo-fiction.Ndërsa vë theksin mbi dy autorë të njohur si Milan Kundera dhe Ismail Kadare, shkrimtari dhe gazetari Ed Sheehan, shprehet se Nobeli është i paparishikueshëm dhe satirizon sajesat publicitare të shtëpive botuese ose qëndrimet nacionaliste në reklamimin paraparak që iu bëhet autorëve si me gjasë janë shumw afër Nobelit. Një nga kriteret e përzgjedhjes së Nobelit pas listës së ngushtë është se përveç jurisë caktohen (telefonohen) edhe 6 anëtarë të orëve të fundit për votim, gjë që e bën të rrëshqitshëm këtë çmim kundrejt pritshmërisë së publikut apo edhe atyre që kapen pas etheve të lojërave të fatit. Dihet që Akademia suedeze e Nobelit nuk zbardh në faqen e saj zyrtare asnjë fazë paraprake të procesit të votimit. Pritet vetëm data 10 tetor, kur të mësojmë se cilët janë dy autorët fitues të çmimeve Nobel për letërsinë për 2018 dhe 2019-n.Komenti i Dan Sheehan në Literary Hub“Dashamirës të letërsisë të pasionuar pas lojërave të fatit kudo në botë, gëzohuni!! Shanset tuaja për të prekur fituesin e çmimit më prestigjioz në letërsi janë dyfishuar vetëm për këtë vit. Po, siç e dimë të gjithë tani, për shkak të vendimit të Akademisë Suedeze në fillim të vitit të kaluar, si pasojë e një skandali të sjelljes seksuale, ku u mësua se burri i një anëtareje të akademisë u burgos për përdhunim, u ndalua të shpallej laureati i Çmimi Nobel për 2018-n, dhe do të shpallen sëbashku si për vitin 2018 ashtu edhe për 2019-n, ky tymnaja që po lëshohet në Stokholm do të shpërndahet pas kësaj jave.